Kandidimi për bashkinë e Tiranës, Bregu: Kam angazhime të tjera

Majlinda Bregu nuk do të jetë kandidatja e opozitës për bashkinë e Tiranës më 21 qershor. Nga Studio e Ora News, deputetja demokrate u ka dhënë fund të gjitha aludimeve duke deklaruar se ka shumë angazhime mbi supe të cilat do t'i cojë përpara. Bregu foli edhe për takimin e komitetit të Stabilizim AsociimitIlva Tare: Emri juaj është diskutuar kohet e fundit se mund të jesh candidate për bashkinë e Tiranës, janë të vërteta këto?Majlinda Bregu: Unë nuk di asgjë përvec atyre që kam lexuar bashkë me ju ndër media. Kam tashmë 10 vjet në politikë sa të arrij ta menaxhoj dhe të dalloj emocionin, lajmin fals nga e vërteta.Ilva Tafre: Po përtej lajmit, ju vetë do ju pëlqentë një agazhim i tillë?Majlinda Bregu: Unë kam detyrat të cilat nuk më duket se janë pak dhe janë plot dhe për më tepër vazhdoj të besoj se vendimmarrja nuk është çështje ambicje personaleDemokratja, Majlinda Bregu, ka argumentuar në studion e Ora News arsyen pse opozita nuk firmosi deklaratën e përbashkët në përfundim të takimit të tetë ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe BE-së.Majlinda Bregu: Në rast se nuk do të ketë progres në zbatimin e 5 prioriteteve, dhe në monitorimin që BE i ka bërë së fundmi realizimit të këtyre 5 prioriteteve, premtimeve për ndryshim sipas një plani të përgatitur nga qeveria ju siguroj se nuk ka asnjë nga prioritetet i cili të jetë përmbushur për të bindur se ka progres"Por ajo që ishte më e papranueshme për demokratët, ishte moscilësimi i emrit të kryeparlamentarit Ilir Meta në rekomandimin për hetimin e çështjes së denoncuar nga Tom Doshi.Majlinda Bregu: Fromulimi ishte që janë të shqetësuar dhe kërkojnë një investigim të plotë, të pjesshëm dhe të pavarur për çështjet e krimit në parlament për akuzat e ndërsjellta në parlament per anetaret e parlamentit. Në fakt kjo nuk mund të jetë, unë jam anëtare e parlamentit, por nuk pranoj të jem në një grup me analizën e krimit, qoftë edhe me akuzat që  i janë bërë kryeparlamentarit Ilir Meta apo edhe me ndonjë tjetër që eshte sot deputet në Parlament.Ilva Tare: Po pse ju shqetëson, se opozita ka kërkuar dekriminalizimin, nuk janë ndjere deputetët e asnjërës paleMajlinda Bregu: Besoj që nuk ka identifikim dhe çështja eshte në përgjithësi atëhere formulimi mund të ishte i përgjithshëm, përsa kohë ka një akuzë direkte nga një deputet ndaj kryetarit të parlamentit nuk mund të fshihet artikulimi pas gjithë anëtarëve të parlamentit.Një ndër shqetësimet e opozitës, evidetuar edhe në raportet e Komisioni Europian është largimi i 1 në 4 punonjës të administatës.Por ky nuk është i vetmi shqetësim, pasi Bregu tha se për refomën në drejtësi mungon ende një strategji dhe një plan konkret.Majlinda Bregu: Pavarësisht se ka pasur një thirrje nga OSBE, nga delegacioni i BE në Tiranë, nga Komisioni Europian për të përgatitur një strategji tërësore, gjithë përfshirëse për reformën në drejtësi, të kostuar me vizion, sikurse të gjitha strategjitë që ende nuk janë prezente, ku të gjitha palet te jenë bashkë për të diskutuar për një dokument./Oranews.tv/