Unaza hyrëse në Lezhë, aksi ku kalojnë banorët e fshatrave në gropat me ujë

Në qytetin e Lezhës, rruga e Shtrausit prej vitesh nuk është rikonstruktuar. Kalimi i furgonave, pasi shërben si unazë për banorët e fshatrave të Lezhës, e ka shkatërruar totalisht rreth 1 km rrugë. Banorët kërkojnë që të investohet ashtu si edhe për qendrën e Lezhës.Rruga e Shtrausit në qytetin e Lezhës prej disa vitesh është në gjendje të amortizuar, e mbushur me gropa dhe pellgje me ujë.Segmenti me gjatësi 1 km është rrugë nacionale dhe shërben unazë për lëvizjen edhe të banorëve të fshatrave të Lezhës.Sipas Bashkisë së Lezhës, segmenti është rrugë nacionale dhe si e tillë është Autoriteti Rrugor i cili duhet të kishte ndërhyrë për riparimin e saj.