Mat, arrestohen 5 persona me 5 kg tritol në një çantë sportive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2015, 19:05
5 persona jane arrestuar nga Policia e Matit rreth orës 18:30 të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Burrel-Klos, te cilët po lëviznin me 2 motorë.Pas kontrollit uniformat blu zbuluan se te rinjtë kishin në çanta sportive 5 kg tritol si dhe disa kapsolla e fitila percjellës.Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.