Ambasadori i SHBA-se: Të vlerësohen me seriozitet kallzimet ndaj zyrtarëve
Ambasadori Amerikan, Donald Lu, ka vlerësuar punën e IlDKP-së veçanërisht për sa i përket kallëzimeve penale të kryera ndaj zyrtarëve të lartë, duke kërkuar trajtimin e tyre me seriozitetin e duhur nga aktorët e sistemit të drejtësisë, prokuroria dhe gjykatat.Kërkesa e Ambasadorit Amerikan, ka ardhur sot gjatë një takimi me kreun e inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Shkëlqim Ganaj.Duke qenë se procesi i deklarimit dhe kontrollit të pasurive, konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për parandalimin dhe evidentimin e sjelljeve korruptive të zyrtarëve dhe të zgjedhurve, Ganaj dhe Ambasadori Lu, ndanë mendimin se ILDKP luan një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe se si e tillë ajo duhet inkurajuar dhe mbështetur në kryerjen me sukses të misionit të saj.Nga ana e tij kryeinspektori, Ganaj, e siguroi Ambasadorin Lu, se ILDKPKI është e vendosur në parandalimin e korrupsionit nëpërmjet rritjes së transparencës ndaj publikut dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të ligjit me qëllim.