Skandali në Durrës, Rektori i Universitetit mbante të “burgosur” Dekanin Elmaz Leci
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka kryer një inspektim të pa paralajmëruar në Universitetin "Aleksandër Moisiu"në Durrës. Shkak ka qenë një konflikt midis Rektorit Mit'hat Mema dhe ish-Dekanit të Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Elmaz Leci. Ky i fundit pasi ishte pezulluar, ishte detyruar nga Drejtoria e burimeve njerëzore, pas urdhrit të Rektorit, që të firmoste një procesverbal çdo ditë në orën 08:00 dhe 16:00 kur vinte dhe ikte nga puna.Durrës- Në një inspektim të papritur në Universitetin e Durrësit, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, zbuloi një skandal të vërtet.Lindita Nikolla: Kjo nuk është zyra juaj, zyra juaj është gjetkëLindita Nikolla teksa ka hyrë në zyrë zbuloi se Dekani mbahej i izoluar, thuajse në një burg ditor.Lindita Nikolla: Si je ndierë? Sa kohë ke që je aty?Elmaz Leci: 3 muja, 4 mujaLindita Nikolla: Që rri mbyllur aty?Elmaz Leci: Po, u sëmura kam qenë gati një muaj e gjysëm në spital në ato kushteLindita Nikolla: Po pse? Si të thuhej?Elmaz Leci: Të vija në orën 08:00 të paraqitesha te burimet njerëzore, të firmosja një procesverbal dhe pastaj kur të largohesha në orën 4 të formosja një procesverbalElmaz Leci ishte pezulluar në muajin nëntor nga rektori Mit'hat Mema, por pasi Dekani nuk e kishte pranuar urdhrin, Rektori e ka detyruar që përmes Burimeve Njerëzore të Universitetit, të firmosë nje procesverbal çdo ditë në orën 08:00 dhe 16:00 kur vinte dhe ikte nga puna.Ministrja Nikolla e shoqëruar nga stafi i saj i ngushtë ka parë edhe zyrën ku ishte vendosur Profesor. Doktor. Elmaz Leci, duke e konsideruar të papranueshëm një veprim të tillë.Mithat Mema: Deri përpara 5 ditësh ka qenë i padisponueshëm, me raport mjekësorLindita Nikolla: Zotëri unë erdha dhe sot dhe zotin Leci e gjeta në burgun tuaj që është turpi juaj, por nuk mund të jetë turpi i arsimit të lartë shqiptar.Mithat Mema: Keni të drejtëLindita Nikolla: Nëse ju dhunoni lirinë akademike ne jemi këtu për ta mbrojtur fort, jo vetëm lirinë akademike por edhe të drejtën e cdo pedagoguPas nje bisede qe ka zhvilluar me rektorn Mit'hat Mema, Ministrja deklaroi se çeshtja u pa dhe tashme do te vazhdohet me praktiken dhe sqarimin e plote te saj.Lindita Nikolla: Ishte e papranueshme që në këtë tempull të lartë të dijës të kemi raste të tilla, e investigova dhe po ndjekim të gjtha procedurat.Elmaz Leci ishte pezulluar në nëtor të vitit të kaluar, por në janar të këtij viti Nikolla kërkontë kthimin në punë, por nuk ishte bërë nga rektori Mithat Mema, ky i fundit nuk ka pranuar të prononcohet për mediat.