Njohja e pensioneve, firmoset marrëveshja mes Shqipërisë e Maqedonisë

Të gjithë shqiptarët që punojnë në Maqedoni dhe maqedonasit që punojnë në vendin tonë, tashmë do tu njihet pensioni.Përmes një marrëveshje të firmosur në Shkup, Shqipëria dhe Maqedonia njohin kontributet e sigurimeve shoqërore për efekt të përfitimit të pensionit .Marrëveshja u firmos nga Mininistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, Erion Veliaj dhe homologu i tij maqedonas, Dime Spasov.Marrëveshja bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura.Dy Ministrat e vlerësuan atë si një instrument që i vjen në ndihmë shumë qytetarëve maqedonas dhe shqiptarë që për arsye të ndryshme kanë punuar apo punojnë, respektivisht në Shqipëri dhe Maqedoni, por që për mungesë të legjislacionit përkatës nuk mund të përfitonin të mirat e kontributeve të tyre shoqërore."Marrëveshja që nënshkruam sot është dicka konkrete, e cila ndihmon për të pasur një pension më të lartë në të dy anët e kufirit. Rreth 300 mijë qytetarë potencialë andej e këtej kufirit do ta shfrytëzojnë e përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve. Kjo marrëveshje bën që askujt të mos i humbasë as edhe një ditë pune për një pension më të mirë nesër.Në 500 ditë qeverisje kemi nënshkruar disa marrëveshje për njohjen e pensioneve, shumë shpejt firmosim me Kanadane, Gjermanine dhe Austrine, si dhe shume shpejt do te nisin negociatat me Italine. Me homologun maqedonas diskutuam edhe per krijimin e nje tregu te hapur pune ne te ardhmen e afert".Kjo është e treta marrëveshje e nënshkruar me vendet e Ballkanit, pasi më parë një gjë e tillë është bërë me Rumaninë dhe Kosovën.