"Laguna e Vilunit", policia: Janë nxjerrë dokumente sekrete. Nis hetimet
Policia nuk e mohon ekzsitencën e një dokumenti sekret ku dyshohet se deputeti Mark Frroku kishte në makinë një person në kërkim për trafik droge. Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se është e shqetësuar për daljen e dokumentit, gjë që cënon rëndë hetimin dhe se për këtë do të nisë një procedim penal.Tiranë- Çdo vendim është marrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe dalja e dokumentit sekret cënon rëndë hetimin.24 orë pas publikimit të dokumentit ku implikohet deputeti Mark Frroku, Policia e Shtetit ka gjetur këtë mënyrë reagimi pa dhënë asnjë detaj tjetër me pikëpyetjet që janë ngritur në lidhje me faktin se si nuk është bërë verifikimi i personit që udhëtonte me deputetin Frroku dhe që dyshohet si person i implikuar në trafik droge.Në një njoftim për shtyp, policia thotë se është e shqetësuar për publikimin e dokumenteve sekrete dhe se do te inicojë ndjekje penale për këto që ka nxjerrë këto dokumete në dëmtim të procesit hetimor dhe vë në rrezik jetën e punonjësve që janë përfshirë në këtë operacion.“Policia e Shtetit sqaron se, për sa i përkët insinuatave me natyrë politike, për veprimet operacionale policore, vendimet gjatë çdo faze të operacionit Laguna e Vilunit, jane marrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me të cilën ka ndjekur këtë prej më shumë se një viti procedimin penal për veprimtarinë e këtij grupi kriminal", mbyllet deklarata e policise.Operacioni policor "Laguna e Vilunit", është realizuar në datat 30 shtator 2014 deri më 2 tetor 2014 dhe është një nga operacionet e suksesshme, i organizuar nga Policia e Shtetit ne bashkëpunim me Prokurorine e Krimeve të Rënda dhe policitë e vendeve fqinje, Italinë dhe Malin e Zi.Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 804 kilogram e dyshuar si marijuanë si edhe janë arrestuar në flagrancë 7 persona, ndërsa Bardhok Plana, i cili dyshohe si kreu i grupit është shpallur në kërkim.Deklarata e plote e policise se shtetit Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se operacioni "Laguna e Vilunit", i cili është realizuar në datat 30.09.2014 deri më 02.10.2014, ne lidhje me procedimin penal nr.245, viti 2013, është një nga operacionet e suksesshme, i organizuar dhe realizuar nga Policia e Shtetit ne bashkëpunim me Prokurorine e Krimeve të Rënda dhe policitë e vendeve fqinje, Italinë dhe Malin e Zi, në luftën kunder grupeve kriminale në fushën trafikun të lëndëve narkotike.Në kuadër të këtij operacioni policor, është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie lëndë narkotike rreth 804 likogramë e dyshuar si Mariuanë.Gjithashtu, nga veprimet proceduriale dhe hetimore te kryera ne vazhdimesi si dhe ne kushtet e flagrances te kryerjes se kesaj vepre penale në bazë të provave te arsyeshme ne lidhje me autoresine e kesaj vepre penale është bërë i mundur identifikimi gjetja, kapja dhe arrestimi ne flagrance I 7 personave, antare te grupit te organizuar kriminal si autoreve te mundshem të kësaj vepre penale;Ne cilësine e provës materiale janë sekuestruar:" Sasia prej 804 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva." 370 fisheke model 56." Shuma prej 12 mije euro, 14 mije e peseqind leke." 3 automjete te modeleve te ndryshme, nje furgon mallrash." 16 telefona celulareNga ana jonë vazhdon puna në lidhje me identifikimin, gjetjen dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Jemi të shqetesuar në lidhje me dokumentacionin sekret që është nxjerrë në media, duke dekonspiruar punonjesit e policisë që kanë vepruar në këtë operacion, si dhe detaje të procedimit, gjë që rrezikon jetën e këtyre punonjesve dhe mbarevajtjen e hetimit.Për këtë Policia e Shtetit do te inicojë ndjekje penale.Për sa i përkët insinuatave me natyrë politike, për veprimet operacionale policore, Policia e Shtetit sqaron se vendimet gjatë çdo faze të operacionit Laguna e Vilunit, jane marrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me të cilën ka ndjekur këtë prej më shumë se një viti procedimin penal për veprimtarinë e këtij grupi kriminal.Gjithashtu, policia e shtetit garanton qytetarët se është e vendosur në zbatimin e ligjit njëlloj për çdo shtetas.