Biznesi shqiptar memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Integrimit

Sipërmarësit shqiptarë do të jenë atë që do të mbështesin proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ministrja e Integrimit dhe kreu i Dhomës së Tregtisë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi që do të jetë një hap kyç për integrimin.Tiranë- Proçesi i integrimit europian, nuk mund të kuptohet pa bashkëpunimin e sipërmarrësve shqiptarë.Mbi këtë parim, Ministria e Integrimit dhe Dhoma e Tregtisë dhe industries është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, të cilën ministrja Klajda Gjosha e quajti një hap kyç në procesin e intregrimit të vendit.“Për ne komuniteti i biznesit është partneri i rëndësishëm për të avancuar me procesin e integrimit, pasi pa zhvillim ekonomik të qëndrueshëm e funksional, pa krijimin e kushteve për një treg që përballon presionet e konkurrencës, anëtarësimi në Bashkimin Europian do të ishte i parealizueshëm. Ky bashkëpunim duhet të jetë edhe më intensiv në fazën e re ku vendi pritet të hyjë që është hapja e negociatave”.Për kryetarin e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, Shqipëria nuk është larg hapjes së negociatave me vendet e Bashkimit Europian dhe kjo marrëveshje përkthehet në më shumë standarte për konsumatorët shqiptar.“Sot për ne është e rëndësishme, që jemi vend kandidat i BE-s, është mundësi shumë e mirë për sipërmarrjen shqiptare, por nesër me hapjen e negociatave do të jetë një privilegj, që qytetari shqiptar si konsumator të përfitojë cilësinë dhe standardet e produkteve qe ofron sipërmarrja shqiptare”.Sipas këtij memorandum, sipërmarrja bëhet aleate me instancat qeverisëse në rrugën drejt Bashkimitr Europian, e cila do të bëhet e mundur përmes koordinimit me zyrat e Ministrisë së Integrimit, apo edhe me Ambasadat.