Doshi: Braho dhe Nard Koka me 6 mars në Hanovër për të takuar “Tonin”, të sekuestrohen pamjet
Vetëm pak orë pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rënda,deputeti i Shkodrës Tom Doshi i është drejtuar me një letër zyrtare organit të akuzës në të cilën i kërkon marrjen dhe administrimin e filmimeve të kamerave të sigurisë së aeroportit të Hanovrit në Gjermani në datën 6 mars 2015.Këtë kërkesë, Tom Doshi, e lidh me informacionet që sipas tij disponon se Spartak Braho, Kryetari i Komisionit te Sigurise se Kuvendit dhe shtetasi Nard Koka kane udhetuar me 6 mars per ne Hanover te Gjermanise per te takuar Fatjon Skenderin.“Jam informuar nga burime te sigurta se Z. Spartak Braho, Kryetari i Komisionit te Sigurise se Kuvendit dhe shtetasi Nard Koka kane udhetuar ne daten 6 Mars per ne Hanover te Gjermanise per te takuar Fatjon Skenderin, sekserin e krimit ndaj dy deputeteve te Kuvendit, me qellime te qarta per te fshehur te verteten dhe shtremberuar drejtesine.Keta persona jane pritur ne aeroportin e Hanoverit, mes ores 4 dhe 5 mbasdite, nga vellai (Landi) i Fatjon Skenderit, kane hipur ne makine se bashku dhe jane larguar per ne takim me Fatjon Skenderin.Kerkoj te administrohen zyrtarisht si prova per hetimin filmimet e aeroportit te Hanoverit, te cilat mund te merren zyrtarisht prej autoriteteve te shtetit Gjerman. Keto filmime do te provojne dhe njehere perpjekjet e njerezve te Ilir Metes per fshehjen dhe manipulimin e te vertetes”.Deputeti Toshi vijon të jetë i mendimit se segmente të shtetit vazhdojne te perpiqen per te fshehur te verteten.“Kam bindjen e plote se segmentet e shtetit jane perpjekur dhe vazhdojne te perpiqen per te fshehur te verteten dhe shtremberuar drejtesine. Nuk jane pa vlere dhe provat e bera publike se Fatjon Skenderi ka hyre dy here ne kufirin shqiptar ne piken kufitare te Kakavijes, ne kohen kur ishte i kerkuar nga policia per akuza kriminale te renda”.Në këtë kontekst ai ka përsëritur kërkesën e tij për hetim ndërkombëtar te çështjes.“Perseris edhe njehere me kete rast kerkesen time per pjesemarrjen e hetuesve nderkombetar ne keto hetime, ne menyre qe hetimet te pershpejtohen dhe te plotesohen edhe me provat qe duhen marre nga Gjermania, Zvicra apo Italia”.