Protesta e FRPD, deputetët demokratë kërkojnë dorëheqjen e Ilir Metës

Deputetë të PD dhe përfaqësues të Forumit Rinor të kësaj force kanë kërkuar gjatë paradites dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta. Prej disa ditësh opozita organizon protesta dy herë në ditë para Kryesisë.Tiranë- Të rinjtë e FRPD kanë dalë sërish në protestë për të dytën ditë rradhazi përpara Kryesisë së Kuvendit me një kërkesë të vetme: dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta.Protesta u mbështet nga deputetët e opozitës, të cilët braktisën Komisionet parlamentare duke iu bashkuar kështu të rinjve të FRPD.FRPD ka vendosur të protestojë përpara Kryesisë së Kuvendit paraditë rreth orës 11:00 dhe pasditë në orën 18:00.