Basha në Gjermani takim me zyrtarë të CDU, ngre shqetësimin për Metën

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ka ndarë shqtësimin me zyrtarë të lartë të Gjermanisë për kriminalizmin e politikës shqiptare, që sipas tij ka kulmuar me akuzën e bërë ndaj Kryetarit të Parlamentit për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, akuzë që ka ardhur nga brenda mazhorancës.Në kuadër të vizitës së tij në Berlin, kryedemorkati Basha, është takuar në Kancelarine Federale, me Shefin e Kabinetit të Kancelares Merkel dhe Minister Federal për Çështje të Veçanta, Peter Altmaier, si dhe me Christoph Heusgen, Këshilltar për Politiken e Jashtme dhe Sigurinë i Kancelares gjermane.Basha i njohu dy zyrtarët e lartë të qeverisë gjermane me përpjekjet që sipas tij po bëhen nga pushteti për të penguar hetimin, e për të fshehur të vërtetën, mbi çështjen më të mprehtë të 25 viteve të fundit.Kryetari i opozitës i njohu zyrtarët e lartë gjermanë me faktet që kanë tronditur opinionin publik, të implikimit të zyrtarëve më të lartë në fshehjen e ngjarjes dhe në manipulimin e procesit hetimor përmes presioneve të vazhdueshme ndaj prokurorisë, dekonsiprimin e dëshmive dhe kapjen e e dëshmitarëve kyç nga qeveria.Kërkesa e opozitës dhe e mbarë qytetarëve, tha Basha, është dorëheqja e kryetarit të Kuvendit nga posti i tij, për t'i hapur rrugën një hetimi të drejt e të plotë, të painfluencuar nga pushteti.