Riparimet në rrugë, Bashkia e Tiranës ndërhyrje në disa akse problematike

Bashkia e Tiranës ka nisur gjatë mbrëmjes së djeshme punimet në disa rrugë të dëmtuara të kryeqytetit. Ndërhyrjet po kryhen në disa akse ku amortizimi është më i dukshëm dhe vështirëson qarkullimin e qytetarëve dhe mjeteve.E kontaktuar nga Ora News, Bashkia sqaroi se punimet po kryehen në bulevardin “Bajram Curri” te segmenti Piramida-rruga e Elbasanit, në segmentit bulevardi “Zhan Dark”-Katedralja si edhe tek rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Mustafa Matohiti” dhe “Xhorxh Bush”.Po ashtu Bashkia e Tiranës sqaron se paralelisht ka nisur puna për rregullimin e rrugëve ku ka ndërhyrë Ujësjellësi për të shtrirë rrjetin e kanalizimeve.Pak ditë më parë, Ora News ngriti shqetësimin për problematikën e shfaqur në shumë akse rrugore të kryeqytetit, ku gropat ishin shndërruar në një makth për banorët.