90-vjetori i Medresesë, Rama flet për shpëtimin e kulturës e civilizimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2015, 22:55
Sfida e institucioneve fetare mbetet ndërtimi i shembujve të qytetarisë dhe përulësisë. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë në përkujtim të 90 vjetorit të themelimit të shkollës së Medresesë në Tiranë, ku theksoi se emergjenca në kohën ku jetojmë nuk është shpëtimi i fesë, por shpëtimi i kulturës dhe civilizimit.Kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar Skënder Bruçaj, u shpreh se shkolla e Medresesë është një laborator jete me cilësitë më të mira.Medreseja e Tiranës u inaugurua në vitin 1924, ndërsa rihapja e saj ishte në vitin 1991 duke vazhduar të japë edukim të ndërthurur me frymën fetare e kombëtare.