Shqipëri-Kosovë, Nikolla: Standardizim i kualifikimit të mësuesve

Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë proceset e programeve të përbashkëta mësimore. Minsitrja e Arsimit Lindita Nikolla ishte në Prishtinë ku gjatë takimit me homologun e saj Arsim Bajrami u zotuan që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në arsimin profesional.Lindita Nikolla: “Ju siguroj që do të vijojmë jo vetëm në rrugën e unifikimit të gjithë sistemit tonë arsimor, kemi filluar me sistemin parauniversitor, do vazhdojmë edhe me arsimin e elartë, por kjo është vetëm një anë. Ajo që është e rëndësishme është që ti bëjmë sistemet tona të unifikuara cilësore. Ne do ti propozojmë mbledhjes së ardhshme të dy qeverive krijimin e përbashkët mes dy ministrive të ekspertizës që do të mundësojnë standartizimin e kualifikimit të mësuesve.Arsim Bajrami: “Në po punojmë për të hequr barrierat për të njohur diplomat. Do të krijojmë një sistem të lehtësuar të njohjes së diplomave. Kemi mirëpritur vendimin e kryeministrit Rama për vendosjen e disiplinës në Universitetet. Ka dy muaj që kemi filluar mbylljen e universiteteve që nuk plotësojnë standardet.”