Energjia elektrike, janë ende 400 mijë abonentë pa aktmarrëveshje
Gjatë muajit shkurt arkëtimet e energjisë elektrike kanë pësuar rritje të ndjeshme të arkëtimeve dhe ulje të humbjeve.Por pavarësisht skemave lehtësuese Administratori I OSHEE Ardian Çela ka bërë me dije se në Shqipëri janë edhe 400 mijë abonentë që nuk knaë nënshkruar aktmarrëveshje.Pavarësisht aksionit dhe skemave lehtësuese në Shqipëri ende janë edhe 400 mijë abonentë të cilët nuk kanë lidhur aktmarrëveshje. Kreu i OSHEE Ardian Çela ka deklaruar se nga kjo shifër 300 mijë janë vetëm debitorë familjarë.Ardian Çela: "Niveli i konsumatorëve debitorë që nuk kanë hyrë ende në aktmarrveshje eshte rreth 420 mijë. Por këktu përfshihen edhe konsumatorët, privatë, buxhetorë dhe jo buxhetorë. Te ky 420 mijëshi ka edhe një shifër tjetër qe jane konsumatorë jo aktivë të cilet jane debitore, por jane me konsum zero, pra mund te jene ndertesa qe jane prishur apo persona qe jane larguar"Administratori i OSHEE ndër të tjera ka bërë me dije se gjatë muajit shkurt është shënuar një rritje e konsiderueshme e të ardhurave si dhe janë ulur humbjet në rrjet.Ardian Çela: "Muaji shkurt shenoi shifrën rekord të arkëtimeve, që u dyfishua në krahasim me muajin paraardhws, duke arritur shifrën në 7.3 mld lekw të ardhura, që do të thotë 48% më shumë se shkurti i vitit 2014, ose 56% më shumë se viti 2013"Çela ka ripërsëritur edhe njëherë apelin e qytetarëve që të përfitojnë nga skemat lehtësuese deri në fund të marsit pasi nuk do të ketë shtyrje të afatit. Kreu i OSHEEb bëri me dije se tashmë ka hyrë në fuqi marrëveshja KESH-OSHEE, për blerjen e energjisë për mbulimin e humbjeve përgjatë pjesës së mbetur të muajit mars.