Ristani: Rama dhe Meta në panik nga protesta madhështore
Partia Demorkatike ka theksuar se kryeparlamentari Ilir Meta dhe Kryemisnitrin Edi Rama i ka zënë paniku nga protesta popullore, pasi prej dy vitesh kanë shtypur dhe terrorizuar njerëzit. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani, tani është radha e popullit sovran që të marrë fatet në dorë.Arben Ristani: “Qindra mijë qytetarë do të bashkohen nesër në Tiranë në orën 11 në Sheshin Skenderbej, për të ngritur zërin e tyre; kundër krimit në qeverisje, kundër pasigurisë, kundër varfërisë, kundër mjerimit kundër arrogancës së dyshes Rama-Meta. I ka zënë paniku Edi Ramën, Ilir Metën dhe lolot e tyre, sepse, janë ata shkaktarët e depresionit të madh ekonomik të vendit dhe inkriminimit masiv në çdo qelizë të shtetit, deri në kupolën më të lartë të tij.Gjithashtu Ristani i ka bërë thirrje policisë së shtetit të përmbahet brenda kufinjve të ligjit, e mos të reagojë prej panikut e dëshpërimit të dyshes Rama-Meta.Arben Ristani: Partia Demokratike i bën thirrje policisë së shtetit të përmbahet brenda kufinjve të ligjit, e mos të reagojë prej panikut e dëshpërimit të dyshes Rama-Meta.Sekretari i Përgjithshëm i PD, tha se Krimi dhe kriminelët janë në gjirin e qeverisjes dhe mazhorancës, jo tek populli, ndaj siaps tij asgjë nuk do ta ndalë marshimin e nesërm.