Mushkria e Beratit, 7 mijë fidanë mbillen në "Malin Partizan" mbi "Goricë"

 Shkatërrimi prej zjarreve vitet e fundit në atë që cilësohet si mushkria e qytetit të Beratit, ka bërë të domosdoshëm ripyllëzimin e zonës. Fillimisht pyjorja në Berat ka mbjellë 7 mijë fidanë, ndërkohë që një projekt i dërguar në ministrinë e Mjedisit,  planifikon ripyllëzimin e një sipërfaqeje rreth 80 hektarë.Berat-Konsiderohet si një nga kodrat më të rëndësishme të qytetit të Beratit, pasi veçse ndodhet mbi lagjen muzeale "Goricë" ndihmon në pastrimin e ajërit për shkak të pyllëzimit.Por, vitet e fundit kodra e quajtur "Mali Partizan" ka rënë shpesh preh e rënies së zjarreve, me pasojë djegien e qindra pemëve. Për të rikthyer gjelbërimin në zonat e djegura drejtoria e Pyjores në Berat ka nisur mbjelljen e 7 mijë fidanëve të rinj.Shërbimi Pyjor Berat ka cuar në Ministrinë e Mjedisit dhe një projekt për mbjelljen e një sipërfaqeje prej 80 hektarë pyje në këtë zonë, ndërsa po zbatohet dhe planpastrimi nga pemët e djegura.