Varfëria në Shqipëri, Veliaj: Problemi kryesor në vend. PD: Është rritur

Varfëria është një ndër prblemet dhe sfidat kryesore në vend. Pavarëisht se në politikat sociale, reformat janë bërë në 5 drejtime, varfëria mbetet problem. Ministri Erjon Veliaj tha se vetëm skema e ndihmës ekonomike i kushtoi qeverisë 250 milionë dollarë ndërsa opozita tha se aktualisht ka më shumë të varfër.Për më shumës e 1 vit e gjysëm qeverisje, e majta në poltikat sociale është përqendruar në 5 refroma të rëndësishme si: reforma e pensionve, dëmshpërblimet për ish të përndjekurit politik, tregu i punës, arsimi profesional  dhe skema e ndihmës ekonomike.Por pavarësisht këtyre reformave Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj tha se varfëria vijon të jetë një ndër problemet më shqetësuese në vend. Vetëm skema e ndihmës ekonomike i kushton shteti 250 milionë dollarë në vit.Erion Veliaj: “Shifra 250 milionë dollarë nuk mund të jetë një llogari bankare ku qeveria bën qoka me paratë e taksapaguesve. Deri më përpara e keni parë vetë sesi partitë politike shpërbelnin militantët sesi shpërbelnin militantët me 10-15 mijë lekësha. Jo vetëm që nuk targetoje varfëria, por nuk kishte duk as tek ata që e merrnin. Ne kemi pasur pagesa të ndihmës ekonomike, mesataret të pjesshme kanë qenë 15 mijë lekë të plotat kanë qenë 30 mijë lekë. Jemi në një situatë ku të pjesshme janë deri në 46 mijë lekë dhe të plotat deri në 86 mijë lekë. Jam krenar për ketë? Asapk! Them qe varfëria do ende shumë punë për tu përballuar dhe nuk mund të përballohet as me këtë pagesë”Por Partia Demokatrike thotë se varfëria është shtuar, në skemën e pensioneve ka pabarazi, dhe nuk është aspak humane që nga skema e ndihmës ekonomike janë hequr dhjetra e qindra familje. Qëndirmi I opoiztës u përcoll nga Kastriot Sulka, drejtues i departamentit të punës dhe cëshjeve sociale.Kastriot Sulka: “Po i largohemi kohezionit social dhe solidaritetit social dhe me këtë nuk kam parasysh vetëm pabarazinë që po krijohet në fushën e pensioneve. Një përkujdesje më e mirë dhe vëmendje me e madhe ndaj të vrafërve janë shtuar, dhe këtu nuk përfshi vetëm faktin që në grupin e të varfërve janë shtuar edhe zona të tilla që nuk i përkisnin hartës të varfërisë sic janë sonat e Vlorës dhe të Fierit.Deklaratët u bënë gjatë konferencëes "Shqiptarëet dhe modeli social Europian" ku theksi u vu në reformat dhe poltika sociale që duhet të ndërrmarrin qeveritë.