Aleks Buda, tani një bust edhe në Tiranë, me vendim të bashkisë

Në lulishten përballë akademisë së Shkencave në Kryeqytet u organizua edhe ceremonia e perurimit te bustit te Akademikut Aleks Buda. Vepra u realizua nga skulptori Ilmi KASEMI, aprovuar me vendim unanim te Keshillit Bashkiak te Tiranes.Aleks Buda lindi në vitin 1910 dhe është Personalitet i historiografisë dhe i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX. Ai Lindi në Elbasan në një familje të njohur intelektuale dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si dhe "Mësues i popullit".Aleks Buda udhëhoqi një aksion të madh shkencor të studimeve ndërdisiplinore, të cilat mundësuan ndriçimin e proceseve kardinale historike, si atë të vazhdimësisë iliro-shqiptare dhe të formimit të etnosit shqiptar, të gjuhës e kulturës së tij, të lindjes dhe formimit të shtetit të Arbrit dhe të rolit të shqiptarëve në historinë ballkanike.Për kryetarin e Akademisë së Shkencave Myzafer Korkuti Vendosja e bustit të akademikut Aleks Buda e bën atë "qytetar të përjetshëm" të qytetit të Tiranës.