Përgjimet e Zaev, Thaçi i betohet kryespiunit maqedonas, por ai mohon

Në seancën e një nate më parë ku lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, publikoi një seri të gjatë përgjimesh, në njërin prej tyre, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dëgjohej teksa i betohej shefit të shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov, për besnikëri të përjetëshme, deri në vdekje.Edhe pse e pranon se e kanë përgjuar, Thaçi thotë se fjalitë e tij janë prerë dhe vendosur qëllimisht për të inskenuar bashkëpunimin e tij me shërbimin sekret maqedonas."Asgjë e papritur nga ana ime. Një petard e xhelatëve të shqiptarëve tash 60 a 70 vjet, siç është LSDM-ja dhe Zaevi… një bisede komplet e konstruume dhe e montume. Kjo nuk më bën aspak përshtypje dhe mund t'u them shqiptarëve se beteja politike me xhelatët e shqiptarëve do të vazhdojë deri në vdekje"Thaçi gjithashtu shton se nuk pret që drejtësia në Maqedoni ta zbardhë këtë skandal që zgjat prej disa javësh tashmë, edhe pse është kërkuar ndërhyrja e ndërkombëtarëve"Ne si parti më e shkelur dhe më e ndhjekur dhe më e survejuar, që s'kemi marrë pjesë në këto survejime, kemi kërkuar që ta drejtojmë ne komisionin parlamentar. Po në të njejtën kohë kemi kërkuar që të kemi ekspertë ndërkombëtarë, ndihmës të këtij procesi dhe ky process të bëhet i besueshëm. Po gjithë të tjerët këtë nuk e pranojnë, qoftë VMRO-ja, qoftë LSDM-ja, qoftë BDI-ja, pasi të gjithë janë të implikuar"Një natë më parë, lideri i opozitës, Zaev, kërkoi që qeveria Gruevski të shpërbëhej dhe të ngrihej një kabinet i përkohëshëm që do të çonte vendin në zgjedhje të parakohëshme.