Forcimi i dollarit arrin në kuotat më të larta në 10 vitet e fundit

Forcimi i dollarit ndaj lekut shqiptar  është më i larti në 10 vitet e fundit. Eksperti Arjan Kadareja ka shpjeguar se  ky fakt ka më shumë efekte pozitive  pasi i bën mallrat shqiptare më konkuruese.Ata që përfitojnë më shumë nga kjo situatë janë tregtrët që eksportojnë mallra në vendet që punojnë me dollarin.Monedha amerikane ka arritur vlerën më të lartë të dhjetë viteve të fundit kundrejt lekut shqiptar. Eksperti Arjan Kadareja shpjegon se forcimi i dollarit sjell më tepër anë pozitive se negative për ekonominë shqiptare. Forcimi i monedhës së gjelbër sipas ekspertit do të ndikojë në rritjen e konkurueshmërinë së mallrave shqiptare."Kundrejt euros është  kuota më e lartë e dollarit në 12 vitet e fundit dhe kundrejt lekut është e ngjashme, dmth kuota më e lartë të paktën në 10 vitet e fundit. Efektet pozitive janë më të forta se ato negative. Efekt negativ është forcimi i cmimit te naftes dhe efekt tjeter negativ mund te jete importi. Efekt pozitiv jane se mallrat shqiptare behen me te konkuruese ne zonen e dollarit"Dollari amerikan ka pësuar vlerësim të ndjeshëm ndaj të gjitha monedhave të të huaja  dhe kjo si pasojë e performancës së ekonomisë Amerikane dhe mbi të gjitha si pasojë e rritjes së tregut të punësimit.