Rikthehet Arben Kumbaro: Hedh poshtë polemikat për përzgjedhjen pa audicione të aktorëve
"Vrasja e MARATIT" është premiera e cila rikthen në Teatrin Kombëtar pas disa vitesh mungesë regjisorin Arben Kumbaro. Një teatër brenda teatrit e ka cilësuar Kumbaro këtë pjesë ku muzika ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e ngjarjeve dhe komentimin e tyre."Vrasja e Maratit" na kthen pas në kohë, në Revolucionin Francez, dhe pyetjes së shkrimtarit gjerman Peter Weiss nësë radikalizmi ekstrem është sot zgjidhja për të ndryshuar botën Arben Kumbaro i përgjigjet:Në shfaqje janë 26 aktorë protagonistë dhe polemikave të lindura në media për përzgjedhjen e tyre pa audicione regjisori Arben Kumbaro i quan absurde."Vrasja e Maratit" është vepra e sjellë në shqip nga Ardian Klosi dhe rikthen në skenë jo vetëm regjisorin Kumbaro por edhe aktoren Luli Bitri në rolin e Sharlotë Kordei, ndërsa në Rolin e Maratit është vetë drejtori i TK Hervin Culi.Vepra skenografia e së cilës është përshtatur për kohën në të cilën zhvillohen ngjarjet do të ngjitet në skenë në datat 14 dhe 15 mars në orën 19.00.