Vasili: Doshi i ka bërë dhuratë apartament gruas së Cinarit, para akuzave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2015, 19:30
Me dokumente në dorë nga të cilat duket se merrte siguri, Petrit Vasili ka dalë para medias për të zbuluar ato që i cilëson fakte se Tom Doshi ka gënjyer rreth Petrit Cinarit, njeriut që sipas deputetit ishte kontaktuar nga babai i Ilir Metës për ta vrarë.Deputeti i Shkodrës, që e cilësoi Cinarin "atentatorin e dytë" në planet për vrasjen e tij tha se nuk e njihte atë, por Vasili tenton të provojë të kundërtën përmes një dokumenti që sipas tij provon se Tom Doshi i ka dhuruar një apartament bashkëshortes së Çinarit pikërisht 3 javë para se të ngrinte akuzat për tentativë vrasjeje kundër kreut të Kuvendit, Ilir Meta.Petrti Vasili: “Tom Doshi ka deklaruar dje që nuk e njeh këtë dëshmitar. Por si qëndron e vërteta lidhur me këtë çështje? Po ju bëj publike certifikatën e gjendjes familjare të z. Petrit Çinari. Z. Çinari, i datëlindjes 1963, lindur në Gjerps të Skraparit është i martuar me znj. Alma Nasi Çinari, e datëlindjes 1980 lindur në Libofshë të Fierit. Rezulton që z. Tom Doshi këtij personi, pra znj. Alma Çinari, i ka bërë dhuratë një apartament prej rreth 80 metra katrorë me një vlerë prej 39 mijë e 400 euro sipas kësaj kontrate shit-blerjeje, që unë po bëj publike dhe kjo dhuratë ka ndodhur pikërisht në gusht të vitit 2014, tre javë përpara se z. Tom Doshi do të deklaronte të ashtuquajturën vrasje që ishte përgatitur, apo atentat që ishte përgatitur t’i ndodhte.”Bazuar mbi këto fakte, Vasili kërkon që prokuroria të thellojë hetimin dhe të zbardhë atë që e konsideron një skandal korrupsionime dëshmitarëve të fabrikuar si gjoja vrasës për të destabilizuar dhe mashtruar opinionin public për qëllime shumë të rënda që shkojnë kundër interesave të vendit dhe të shqiptarëve.Petrit Vasili: “Sigurisht që unë po zbuloj sot një fakt tepër të rëndë, por sigurisht që nuk është i fundit.”(Video: Deklarata e plotë e Vasilit)Ja çfarë ka shkruar Tom Doshi dje në FB për Petrit Cianrin: "Jam informuar nga nje i njohuri im, se ne Prokurorine e Krimeve te Renda dje eshte bere nje kallzim penal nga Petrit Cinari, nje ish oficer nga Skrapari. Ne kete kallzim eshte deklaruar se babai i Ilir Metes, rreth 1 vit e gjysem me pare, e ka thirrur Petritin ne Gjirin e Lalzit dhe i ka kerkuar atij me porosi te Ilir Metes, qe te vras Tom Doshin. Ky person paska punuar bashke me Rrexhep Meten ne ushtri dhe paska qene qites i shkelqyer. Pas rikthimit te tij nga Amerika, babai Ilirit e paska gjetur, ftuar ne Gjirin e Lalzit dhe bere oferten makabre, e cila duket se nuk eshte pranuar nga Petriti. Ky person, me guximin e lavderushem qytetar ka shkuar me vullnetin e tij te lire dhe ka denoncuar kete porosi te re vrasjeje. Kete informacion mund ta konfirmoje Prokuroria.
Ky person menjehere duhet mbrojtur si deshmitar i drejtesise."
Ky person menjehere duhet mbrojtur si deshmitar i drejtesise."

Deklarata Nga K.grupit LSI, z. Petrit Vasili