INSTAT: Rritet numri i të papunëve krahasuar me tremujorin e tretë të 2014
Rritet numri i personave të papunë në tremujorin e fundit të 2014. INSTAT ka publikuar raportin e fundit ku konstatohet se nga shkalla e papunësisë nga 17.4 % ka shkuar 18%.Në bazë të dhënave kjo rritje e numrit të papunëve vjen pas dy tremujorësh ku numri i të papunëve ishte me rënie.Ajo që vihet re është fakti se vijon që niveli më i lartë i papunësisë mbetet sidomos për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç.Sipas INSTAT numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 227.407 persona. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014 për popullsinë 15-64 vjeç numri i personave të papunë është rritur me 7.821.Bujqësia mesa duket vijon të mbetet sektori me numrin më të lartë të punësuarve në vend ku gjatë tremujorit të katërt 2014, 41,8 % e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë dhe 22,5 % e të punësuarve punojnë në sektorin e shërbimeve të tregut . Të punësuarit në industrinë përpunuese përbëjnë 9,3 % të të punësuarve gjithsej.Sipas raportit të INSTAT rënia e numrit të punësuarve është ndikuar prej uljes së numrit të të punësuarve në aktivitetet bujqësore prej 3,1 % dhe në industrinë nxjerrëse, Energjisë dhe ujit prej 4,3 %.Nga të dhënat e Instat vlerësohet se ndikim në rritjen e numrit të papunëve ka dhënë edhe shtimi i personave që kërkojnë punë me 3.1%.Për sa i përket mënyrave të kërkimit për punë, përsëri vijon tendenca e kërkesës së një pune nëpërmjet mikut. 87,5 % e të papunëve u drejtohen të afërmve apo miqve/shokëve për të gjetur një punë. Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 8,5 % (krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013). Industria përpunuese, aktivitetet e shërbimeve të tregut dhe sektori i ndërtimit patën rritjen më të madhe të të punësuarve me përkatësisht 27,4 %, 14,8 % dhe 14,6 %.