Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, shumica e ndarë për përfaqësimin e grave në zgjedhje

Ndryshimet ne kodin zgjedhor, për të rritur kuotat për përfaqësimin e grave në zgjdhjet lokale, përkatësiht 20% kanidate gra për kryebashkiake dhe 40% në listat e këshillave bashkiak, ka futuar në sherr deputetët e mazhorancës.Ai që i doli më së shumti në krah grave, ishte deputeti Pandeli Majko, që kërkoi përfaqësim të barabartë të tyre, pra 50 përqind e këshilltarëve, dhe 30%  për kryetar të bashkive. Por  kolegët e  tij, Bashkim Fino dhe Armando Subashi shprehën skepiticizëm për ndërhyrjet në kod, duke kërkuar që ndërgjegjësimi të nisë filimisht tek partitë politike.Pandeli Majko: “Barazia nuk duhet të jetë e shfaqur me përfaqësim, por barazia ka parametra matematik dhe parametric matematik është 50 me 50”Bashkim Fino: “Mua më duket një sforcim që bëjnë zonjat deputete që kemi në parlament që kanë mirëkuptimin tonë dhe vënë përqindje 20 dhe 40% duke diskriminaur në një farë mënyre shancet e barabarta . Pyetja që kam është kjo: E zgjidh kjo gjë këtë që cituat? Për mednimin tim nuk e zgjidh përderisa nuk janë të liberalizuara partitë politike për ta zgjidhur me statuette e tyre”Armando Subashi: “Jam dakord me propozimin që vjen ne raport me listat shumëemërore, por do të doja që ky propozim të kufizohet për zgjedhjet që kemi përpara.Ndryshimet në kod, u bënë pa praninë e opozitës, e cila deri më tani, siç tha kryetarti i komiosnit të ligjeve, Fatmir Xhafaj, përmes demokratit Oerd Bylykbashi ka dhënë kontribut përmes një serie propoziimesh, andaj ai apeloi:Fatmir Xhafaj: Shpresoj që duke lënë kohën e nevojshme të kemi një kontribut të gjitha palëve këtu në komision dhe më pas i votuar edhe ne seancë plenare”Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kryesisht të karakterit teknik, pritet ti nëndsheothet votimit në seancë javën e ardshme.