Ligji për shërbimin e jashtëm, Dade-Bushatit: Keni bërë konsulle në Selanik një emigrante

Komisioni i Jashtëm ndonëse pa praninë e opozitës është përplasur me shefin e diplomacisë Ditmir Bushati për nenin 27 të ligjit për shërbimin e jashtëm, nen sipas të cilit parashikohet që të emërohen për drejtimin e misioneve edhe përfaqësive jashtë vendit 80 % diplomatë karriere dhe 20 % persona nga jashtë sistemit në bazë të kuotës, ligj ky i përqafuar edhe nga anëtarët e komisionit por i kundërshtuar nga ministria e Jashtme.Arta Dade: “Pse nuk e ka zbatuar qeveria që ka lënë pushtetin para dy vjetësh, nuk do të thotë që ne të legalizojmë atë që mund të konsiderohen ndërtime pa leje. Sepse është diplomacia me njerëz të emëruar në kundërshtim me ligjin nuk do të thotë që ta heqim fare ligjin që nuk e ka zbatuar Sali Berisha dhe ministrat e tij. Merrni një emigrante dhe e vendosni konsulle të përgjithshme, më vjen keq tani…Një emigrante që di të kapërcejë vetëm pengesat e të vrapojë dhe e keni bërë konsulle të përgjithshme. Shefe misioni në Selanik, në një vend shumë të rëndësishëm për ne, në një vend fqinj. Tani këtë kush e ka bërë? Unë! Nuk e kam berë unë, e keni bërë ju.Ben Blushi: “Ambasadori ka një dinjitet, përfaqëson Republikën dhe nuk mund të gjithkush. Për fat të keq keni sjellë disa raste këtu. Një apo dy prej tyre janë kthyer nga vendi ku i keni akrdeituar. Pra çfarë fitojmë për 4 vjet që jemi në pushtet, sepse kaq zgjat legjislatura jonë, ne 100% të ambasadorëve i zgjedhim në politikë dhe marrim, ne që jemi në komision, apo shokët tanë apo njerëz që ne besojmë që janë të vlefshëm për këtë punë i zgjedhim ambasadorë. Vjen opozita pas 4 vjetësh dhe bën të njëjtën gjë.”Ditmir Bushati: “E gjithë logjika e vendosjes mbi binar parimor, apo mbi binar që kanë të bëjnë mbi kriteret sesa mbi debatin për kuotat të cilat për 12 vjet e kemi parë që nuk ka funksionuar. Por mos të hyjmë në CV e njerëzve se mund të na dali që është kampione, mund të na dalë që është imazh pozitiv”Përtej debateve projektligji u miratua në parim, por neni 27 që u bë edhe molla e sherrit në tryezën e komisionit për politikën e jashtme, do të shkojë në parlament me të dyja dy propozimet, si me atë të minsitrisë së jashtme ashtu edhe me atë të anëtarëve të komisionit.