Rama shpërndan tapi, jep 600 legalizime në “Don Bosko”
Një ditë para protestës së PD, shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama, ishte në një nga zonat e njohura si votuese së të djathtës, për të shpërndare leje lagalizimi.Kryeminsitri shpërndau 600 leje legalizimi në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, përmes të cilave siaps tij i jepet fund mundimit të 1500 familjeve.Shefi i qeverisë, i kujtoi banorëve premtimin e pambajtuar nga kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili u angazhua për t'i legalizuar banesat menjëherë pas marrjes së detyrës.Edi Rama: “Ju thoshte sat ë bëhem unë kryetar Bashkie ju do merrni në dorë tapinë e apartamentit, sepse Edi Rama nuk donte ti jepte. Kaluan 4 vjet, as tapia në dorë nuk ju erdhi, as dorën që do ju jepte tapinë nuk e patë më”Në kohën kur ka nisur ethet e zgjedhjeve të 21 qershorit, kryeministri u kujdes t'i kujtonte shqiptarëve se qeveria e tij i shërben qytetarëve pa dallime politike. Por nuk fshehu gëximin, që tapitë i ndante në një zonë demokrate, për të cilën sipas tij vetë PD, kujtohet vetëm në raste protestash.Edi Rama: “Edhe kënaqësia që duke ja dhënë atyre të PD t’i shohim në sy dhe t’i themi nga e prite s’të erdhi po të vjen nga se pret, na lejohet besoj se ata mendojnë se shtëpia juaj është PD, pastaj se ku jetoni nuk është puna e tyre, madje sa më keq të jetoni aq më mirë për ata sepse kështu ju marrin në protesta.