Video tronditëse/ Një person rrëmben foshnjën në një park në SHBA
Këto janë imazhet e një personi qe ka rrëmbyer një fëmijë 22 muajsh në një park në Washintron të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Fëmija shpëtoi vetëm falë ulërimave të motrës dhe vëllait të tij, të cilët po ndiqnin rëmbyesin, i cili sic shihet nga këto pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë së një lokali buzë rrugës, vrapon me fëmijën në krah.Ngjarja ndodhi në një qytet të vogël në lindje të Washingtonit, ku rrëmbysi fillimisht ka folur me vëllain tetë vjecar të bebes dhe me motren 10 vjecare. Më pas ai ka marrë fëmijën nga karroca dhe ja ka mbathur me vrap.Por ulërimat e dy fëmijëve të tjerë kanë shqetësuar qytetin me 500 banorë dhe më pas ka qenë një grup të rinjsh që kanë ndjekur rrëmbyesin, i cili në pamundësi për të vepruar ndryshe ka lënë fëmijën dhe ka ikur.Autoritet kanë fajësuar familjen në këtë rast, duke u shprehur se fëmijët nuk duhet të lihen në parqe pa kujdesin e një të rrituri.