Komisioni i Jashtëm, Blushi kërkon specifikim kur ministri Bushati raporton

Projekt ligji për Shërbimin e Jashtëm ka shkaktuar debate në Komisionin e Jashtëm. Deputeti Blushi ka kërkuar specifikim për rastet kur ministri raporton në komision dhe jo të mbetet në vullnetin e tij ky nen. Ligji i lë tashmë afat presidentit për tu shprehur për kandidaturat për ambasador jo më 20 por 30 ditë.Në mungesë të opozitës në Komisionin e Politikës se Jashtme ka qenë Kryetarja e Komisionit Arta Dade dhe deputeti socialist Ben Blushi që kanë debatuar me Ministrin e Jashtem Ditmir Bushati mbi raportimet dhe informimet që ministria e Jashtme duhet te beje në parlament. Sipas Blushit ministria duhet të përcaktojë qartë çështjet për të cilat duhet të raportojë, dhe kjo sipas tij nuk duhet të mbetet vetëm në vullnetin e ministrit.Ben Blushi: “Mbetet ta përcaktojë Ministria e Jashtme. Po unë do ta pyesja ministrin ca konsideron ai që është e rëndësishme”Ditmir Bushati: “Kjo është një çështje e cila në shumicën e vendeve zgjidhet me konvecion dhe nuk zgjidhet me përcaktime të detajuara ligjore. Edhe po ti referohemi praktikës së deritanishme ne kemi informuar komisionin e politikës së jashtme me shkrim. Komisioni i Politikës së Jashmte, Kuvendi, Komisioni i Sigurisë, Komisioni i Cështjeve të Integrimit të informohen për cështje të rëndësishme sipas gjykimit tonë”Pjesë e rëndësishme e rendit të ditës ka qenë edhe projektligji për shërbimin e jashtëm i cili i le një afat prej 30 ditësh Presidentit të Republikës për t'u shprehur në lidhje me propozimet për ambasador që jep qeveria nga 20 ditë që ishte në versionin e mëparshëm.Diskutimet mbi nenet e tjera të këtij projekligij u shtynë për në orën 17.00, kjo për shkak të takimit me deputetë të Partisë Socialiste që kreu i qeverisë Rama nisi në kryeministri.