Gynter Kirhbaum : “Serbia nuk mundet në BE si Qiproja”

Bashkimi Europian nuk do të tolerojë një Qipro tjetër, prandaj çështjet e rënda duhet të zgjidhen para se Serbia të anëtarësohet në BE, ka thënë Gynter Kirhbaum, kryetar i Këshillit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman.“Sistemi politik stabil, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë shumë të rëndësishme për investitorët. Duke përparuar në këto fusha, Serbia ndihmon të hapen vende të reja pune. Kjo është në duart e Serbisë”, ka thënë Kirhbaum për gazetën serbe “Blic”.Prandaj, nëse do të marrë datën për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE, varet nga vetë Serbia dhe se kjo është e ndërlidhur me përmbushjen e kushteve të definuara në vitin 2011, posaçërisht të ndërlidhura me Kosovën.“Për këtë mbështetemi në vlerësimet e Komisionit Europian, i cili më 16 Prill do ta prezantojë raportin se a ekziston “përmirësim i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën’’, ka thënë Kirhbaum.