Clinton letër Daçiç: Jam e inkurajuar nga përparimi me dialogun

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, me rastin e përfundimit të mandatit të saj në administratën e presidentit Obama, i ka dërguar një letër kreut të qeverisë serbe, Ivica Daçiç, ku thotë se është e inkurajuar me dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe shpreh besimin se Serbia do të vijojë të avancojë në proceset eurointegruese.Clinton shpreh kënaqësinë për shkak të punës së përbashkët me Daçiç dhe forcimi i partneritetit të Serbisë me SHBA-në, njoftoi zyra qeveritare për bashkëpunim me media në Beograd.“Jam e inkurajuar me përparimin që keni bërë në dialogun me Prishtinën dhe apeloj tek ju që të mbani kahun pozitiv. Jam e bindur që Serbia do të vazhdojë të bëjë hapa të mëdhenj drejt cakut të saj, integrimit evropian, caku ky që SHBA-ja e përshëndet me entuziazëm” thuhet ndër të tjera në letrën e Clinton.