Kriza politike në Maqedoni, Fule letër Gruevskit e Cërvenkovskit: Të gjendet kompromisi

Pas krizës politike në Shqipëri, tashmë është Maqedonia ajo që është në syrin vëzhgues të Komisionit Europian. Shtefan Fyle, Eurokomisioneri për Zgjerim në BE, i ka dërguar letra të veçanta kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe liderit të opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovskit për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.Peter Stano, zëdhënësi i eurokomisionerit Fyle në një konferencë me gazetarët informoi se në letrën e dy liderëve Fyle ka shprehur shqetësimin e tij të përbashkët për mungesën e progresit në dhënien fund të ngërçit politik në vend."Komisari Fyle rekomandoi se duhet të gjendet zgjidhje për krizën në Shkup. Ai i bën apel të dy liderëve të vazhdojnë me përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për krizën aktuae, mbi bazë të dialogut politik dhe kompromisit dhe i bëri thirrje që të gjejnë shpejt kompromis që vendi të kthehet në rrugën euroatlantike, e cila momentalisht është e rrezikuar"tha ai.Sipas tij, BE është në anën e popullit të Maqedonisë dhe është përgaditur që të angazhohet për gjetjen e një zgjidhje politike, së bashku me palët e prekura për të mirën e vendit."Ne jemi të përgatitur që të angazhohemi në gjetjen e zgjidhjes politike, së bashku me palët e prekura, që do të jetë më mirë për vendin, duke treguar gatishmëri prej tyre që të angazhohen, që momentalisht nuk duket ndonjë vullnet nga të dyja palët"thekson Fule ne letrat e tij.Zëdhënësi i Eurokomisionerit për Zgjerim thotë se Fyle le hapësirë që të nënkuptohet se BE-ja nuk heq dorë nga Maqedonia.Ky mesazh i Komisionit Evropian dhe konkretisht i eurokomisionerit Fyle është i pari pas vendimit të partisë së Cërvenkovskit për të bojkotuar zgjedhjet lokale dhe dorëzuar mandatet aktuale të deputetëve.Ndërkaq pas letrave te derguara nga eurokomisioneri Fyle kanë ardhur dhe reagimet e para nga kryeministri Gruevski dhe partija e LSDM-së, por secila prej tyre me pikëpamje të ndryshme për thirrjen e komisionerit europian Shtefan Fyle. Gruevski thekson se Qeveria ka qenë e angazhuar për arritjen e zgjidhjes, por gjithmonë ka hasur në qasje joserioze dhe joracionale nga LSDM-ja.Ndërsa nënkryetari i LSDM-së Zoran Jovanovski ka hedhur topin tek Gruevski, duke theksuar se ai është Kryeministër dhe  është pikërisht ai që duhet të turpërohet kur ndërkombëtarët, prej kohësh i tregojnë se çfarë duhet të bëjë, reagime keto që tregojnë se midis dy liderëve nuk ka asnje deshirë për kompromis.