Maqedonia në qorrsokak, ndëshkohet nga Brukseli
Kriza politike në Maqedoni po rrezikon procesin eurointegrues të vendit. Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian paralajmërojnë se Komisioni Evropian në raportin e tij për avancimin e Maqedonisë që do të publikohet në prill, mund ta tërheqë rekomandimin e Këshillit Evropian për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë.Pas dy javëve, Parlamenti Evropian do të filloj diskutimet për rezolutën e fundit të parashtruar nga europarlamentari Riçard Hovit për progresin e Maqedonisë, përmes së cilës ky institucion do të kërkojnë fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.Mirëpo, në dritën e krizës së fundit politike, eurodeputetët kanë parashtruar 203 amandamente rekorde për modifikimin e rezolutës, duke shprehur shqetësime të thella për ngjarjet e fundit.Në ndryshimet e propozuara në rezolutën e Hovitit kërkohet që në raport të qëndrojë se "ngjarjet në Parlament janë hap serioz mbrapa në dialogun politik dhe funksionimin demokratik të institucioneve në vend", shfaqet shqetësim nga gjendja dhe u bëhet thirrje Qeverisë dhe opozitës të ripërtërijnë dialogun.“Kam frikë se raporti për Maqedoninë mund të jetë negativë”, është shprehur Hovit. Ai theksoi se, perceptimi për atë që ndodhi më 24 dhjetor e gërmon kredibilitetin demokratik të vendit dhe se Parlamenti Evropian nuk beson në bojkotin e zgjedhjeve në këtë ose në ndonjë vend tjetër.Problemi filloi më 24 dhjetor, kur partitë në pushtet votuan për buxhetin e 2013, vetëm disa minuta pasi rojet e sigurisë i larguan dhunshëm deputetët e opozitës dhe gazetarët nga salla e Parlamentit.Që atëherë, opozita ka këmbëngulur se do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale më 24 mars, nëse qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski vazhdon të refuzojë kërkesën e tyre për zgjedhjet të parakohshme parlamentare, së bashku me ato lokale.Nëse vazhdon bojkoti, mbarëvatja e zgjedhjeve lokale mund të komplikohet, duke sjellë në pykëpyetje legjitimitetin e tyre.Këshilli i BE ka theksuar se, çdo vendim për hapjen e bisedimeve për pranimin e Maqedoninë, do të bazohet në raportin e ardhshëm pranveror të Komisionit Evropian, i cili ka gjasa të jetë negativ, nëse nuk gjindet një zgjidhje për krizën politike.Sipas agjensisë së lajmeve INA, ka gjasa që raporti pranveror të publikohet gjatë muajit qershor.Në vend të raportit pranveror të cilin Maqedonia duhet ta merr në qershor, Brukseli do të del vetëm me një vërejtje në të cilën do të thuhet se kanë tentuar por s’kanë çfarë të shkruajnë për Maqedoninë.“Nëse nuk zgjidhet qorrsokaku politik, është e mundshme që Brukseli mos të përgatis raport pranveror” thonë burime nga Komisioni Evropian.