Stuhi shiu në Athinë, mbytet 23-vjeçarja në automjet

Një 23 vjecare ka humbur jetën në automjetin e saj nga shirat e rrëmbyeshëm në kryeqytetin grek, Athinë. Vajza është mbytur nga uji që pothuajse e kishte mbuluar makinën në lëvizje pas një rrebeshi të fuqishëm.Ajo ishte duke udhëtuar me makinë në lagjen Marusi të Athinës, por për një moment i është fikur makina, kalimtarë e kanë parë atë tek nuk mund të lëvizte dhe kanë lajmëruar ambulancën, ku më pas në spital eshte konfirmuar nga mjekët vdekja e 23-vjecares.Mjekët besojnë se vajza ka pësuar shok, çfarë mund të ketë shkaktuar atak kardiak. Por shkaku i saktë i vdekjes do të verifikohet nga mjeku ligjor.Më shumë se 1.500 thirrje ka marrë të premten Shërbimi i zjarrfiksëve, për shkak të stuhisë së shiut që goditi Athinën. Shirat e rënda shkaktuan probleme masive nëpër rruget e kryeqytetit, ku shumica e rrugëve u bllokuan dhe si pasoje kjo ka sjell nje kaos në qarkullimin e të gjitha automjeteve në kryeqytetin grek.Gjithashtu të bllokuara në orët e mëngjesit kanë qënë treni elektrike dhe tram-i , si dhe në portin e Pireut tragetet nuk kanë mundur të nisen për udhëtim.