"Kleçka", edhe dy muaj paraburgim për Fatmir Limaj
Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi e Naser Shala do të qëndrojnë edhe dy muaj të tjerë në burg. Vendimin për vazhdimin e paraburgimit e ka caktuar Gjyqtari i Eulex-it Malkom Simons. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Tomë Gashi, i cili ka shtuar se ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ndaj këtij vendimi.“Gjyqtari i EULEX-it Malkom Simons, gjykatës i Gjykatës Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin e Fatmir Limajt edhe për 2 muaj, deri më 24 prill 2013. Unë si avokat i zotëri Limajt, kam paraqitur ankesë kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Caktimi i paraburgimit që nga 24.11.2012 dhe vazhdimi i paraburgimit nuk ka kurrfarë mbështetje dhe arsye ligjor, por janë krejtësisht arsyet politike që ndikojnë haptas në këtë çështje”deklaroi ai.Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, ka thënë më tej se vazhdimi i paraburgimit është bërë krejtësisht për arsye politike.