Gazi rus edhe në Kosovë?! Kreu i Gazpromit në Serbi

Kreu i Gazprom-it rus, Alexei Miller, do të vizitojë Serbinë më 28 shkurt, për të diskutuar për ndërtimin e gazësjellësit “Rrjedha e Jugut”, si dhe për çmimin e gazit rus, raporton agjencia Itar-Tass.Më 20 shkurt, Kuvendi i Serbisë ka miratuar një ligj, i cili lejon ndërtimin e Rrjedhës së Jugut.Sipas Itar-Tass, njëri nga pjesët e gazsjellësit do të kalojë në Kosovë, nga qyteti serb i Nishit, për të furnizuar me gaz Kosovën dhe Maqedoninë.Përveç kësaj, pjesë e këtij gazësjellësit do të ndërtohen edhe në Kroaci.Gjatësia e gazësjellësit që do të kalojë përmes Serbisë do të arrijë 450 kilometra dhe pritet të kapë vlerën e 1.7 miliard eurove.