Greqia ankohet në OKB për Turqinë
Dy javë para takimit të 5 Marsit, në Stamboll ku do të mbahet takimi i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit midis Greqisë dhe Turqisë Athina zyrtare ka dorëzuar një notë verbale në OKB, lidhur me sovranitetin e saj mbi Shelfin Kontinental.Sipas njoftimit të ministrisë së jashtme greke ky veprim është në mbrojtje të të drejtave sovrane të vendit, në përputhje me të drejtën zakonore dhe konvencionale të Detit, dhe konkretisht në Konventën e mbi të Drejtën e Detit të vitit 1982.Me veprimin e djeshëm, Greqia njofton Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organet e saj kompetente duke bërë që kjo notë verbale të publikohet në buletinin e Ligjit të Detit."Greqia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Turqinë, si dhe me të gjitha vendet në rajon, bazuar në respekt të ndërsjellë dhe ligjshmërisë ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me drejtat tona sovrane dhe shfrytëzimi i pasurisë sonë natyrore" theksohet në njoftimin e ministrisë së jashtme greke.Ndërkohë nuk duhet ende se si do të reagojë Ankaraja zyrtare pas këti veprimi, ndërsa ndodh vetëm 2 jave para takimit mes kryeminstrit grek Antonis Samaras dhe atij turk Rexhep Taip Erdogan.