Pas Tiranës Westerwelle viziton Shkupin, në fokus kriza politike
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle sot pritet të mbërrijë në Shkup, për të vlerësuar zhvillimet politike në Maqedoni.Situata politike në vend do të jetë një nga temat kryesore të vizitës së shefit të diplomacisë gjermane, i cili në agjendën e tij ka paraparë takimet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Popovski, presidentin Gjorgje Ivanov, zëvendëskryeministrin për eurointegrim, Fatmir Besimi dhe liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.Westerwelle në Shkup pritet të takoj përfaqësuesit e institucioneve qendrore shtetërore dhe përfaqësuesit e partive politike, duke nxitur dialogun politik dhe tejkalimin e krizës politike, pas vendimit të opozitës maqedonase për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 24 marsit.Westerwelle në disa raste ka shprehur qëndrimet e tij në përkrahje të vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE dhe nisjen e negociatave për anëtarësim, përfshirë edhe Maqedoninë. Ai para një jave kishte anuluar një vizitë në Ballkanin Perëndimor për shkak të vdekjes së babait të tij. Westerwelle vjen në Shkup, pas vizitës së tij zyrtare në Tiranë