Greqi, kriza prek edhe ceremonitë mortore dhe dasmat
Kriza ekonomike në Greqi duket se ka prekur ceremonitë mortore dhe dasmat, dy ritual tradicionale shumë të shenjta në këtë vend.Shumë grekë kanë pasur vështirësi të paguajnë për funeralet, ndërsa dasma në kishë është duke u zëvendësuar vetëm në një ceremoni në bashki.Autoritetet komunale në Athinë kanë ulur koston e varrimit në varrezat e kryeqytetit pasi njerëzit kanë pasur vështirësi të paguajnë për atë, një fenomen që nuk ka ekzistuar në të kaluarën në një vend kryesisht të krishterë.Në një varrezë të Athinës ekziston një seksion për të varfërit. Këtu varrimit është i lirë, paguhet nga shteti. Por tani numri i personave që aplikojnë për të afërmit për ti varrosur në këtë seksion është në rritje.Një punonjës në varreza thotë se njerëzit nuk e marrin familjarin e tyre të vdekur nga spitali në mënyrë që të mos paguajnë për funeralin. Sipas tij njerëzit nuk mund të përballojë një varr tradicional me mermer mbuluar, apo të zbukurime me lule.Por përveç hidhërimit që sjell vdekja, tani në Greqi edhe dasmat që sjellin gëzim, nuk po bëhen më në kishë. Ky ritual që kërkon shumë elementë dhe duket se tani është drejt zhdukjes.Përveç veshjes klasike të nuses, kostumit të dhëndërit, ftesat, pritja tarifat e kishave dhe lule,në një martesë greke ka edhe "stephana" kurora të veçanta që vendosen mbi kokat e çiftit. Sipas shërbimit të statistikave në Greqi në vitin 2000 numri i martesave në kishë ishte me një mesatare prej 40.000 dasma, ndërsa në 2011 rreth 28.000.Një studim i bërë nga një organizatë greke tregon se shumë familje me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë ulur në mënyrë drastike shpenzimet e tyre për argëtim, dhurata, restorante, rroba dhe ushqim.