Maqedoni, regjistrohet viktima e pestë nga virusi AH1N1

AH1N1 merr një tjetër jetë në Maqedoni, duke e cuar kështu në 5 numrin e viktimave nga gripi i derrit gjatë këtij sezoni. Pacietja ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm “8 shtatori” në Shkup.Sipas autoriteteve të spitalit, viktima 51 vjece, më 19 shkurt ishte pranuar në spital në njësinë infektive me probleme të frymëmarrjes dhe anemike.Pacientja i`u nënshtruar trajtimit intensiv me terapi antibiotike dhe me tamiflu.