Kosovë, vdekshmëria foshnjore më e larta në Europë, 17 në 1 000 fëmijë
Vdekshmëria e foshnjave në Kosovë vazhdon të mbetet shumë e lartë, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë në këtë drejtim.Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, vdekshmëria e foshnjave në vitin 2012 ishte 17 në 1 000 fëmijë, që është rreth dy herë e gjysmë më shumë se në Shqipëri dhe së bashku me Armeninë, në nivelin më të lartë të kontinentit evropian.Megjithatë, vërehen përmirësime të ndjeshme nga viti 2000, kur ky tregues ishte 29 vdekje të foshnjave në 1 mijë lindje."Do të hartojmë një plan operativ pesëvjeçar, i cili do të adresojë problemet kryesore me radhë, në mënyrë që të vazhdojmë të regjistrojmë përparime të tjera pozitive në këtë fushë", deklaroi ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.Sipas Aganit, qëllimi i Prishtinës zyrtare është që të përmirësojë këtë tregues në 10 foshnje të vdekura në 1 000 deri në fund të kësaj dekade.