Takimi Thaçi-Daçiç, mediat: Marrëveshje për “Ahtisaari Plus”
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç, duket se në Bruksel e kanë arritur një marrëveshje e cila aktualisht po mbahet e fshehtë nga të dyja palët, po ashtu edhe nga ndërmjetësuesja e BE-së, baronesha Catherine Ashton.Prandaj, për arsye të ruajtjes së qetësisë së brendshme, nuk u dha asnjë detaj gjatë takimeve të fundit, që u mbajtën të martën dhe të mërkurën, shkruan gazeta “Zëri”.Mosdhënia e asnjë deklarate thuhet se u bë qëllimisht nga BE, sepse bëhet fjalë për marrëveshje të dhimbshme për veriun e Kosovës, marrëveshje kjo që i jep veriut një autonomi, një Ahtisaari plus, apo një Republika Srpska.Burimet e gazetës “Zëri”, në Bruksel treguan se pala serbe ka kërkuar që kjo shoqatë të përfshijë të gjitha komunat serbe në Kosovë, por me kundërshtimin e palës kosovare fillimisht janë pajtuar që të jetë një shoqatë e përbërë nga vetëm katër komunat serbe në veri.“Këtë e ka pranuar edhe pala kosovare, ndërsa në takimin e radhës më 4 mars, do të ketë një marrëveshje më të detajuar rreth asaj, se çfarë kompetencash realisht do të kenë me këtë shoqatë komunat veriore”, ka theksuar zyrtar indërkombëtar.Sidoqoftë, ideja e kryeministrit serb, Ivica Daciç, që kjo shoqatë të përfshijë të gjitha komunat serbe në Kosovë, ka ngjallur pëlqimin e politikanëve serbë që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës.