“Sheshelët” serbë provokojnë në veri të Mitrovicës
Dhjetëra automjete me simpatizantë të Partisë Radikale serbe (SRS) të Sheshelit, kanë shqetësuar banorët shqiptarë dhe ata jo serbë në veri të Mitrovicës, duke defiluar të shtunën paradite nëpër lagjet e banuara me popullatë të përzier, por edhe në pjesë tjera të qytetit.Ata kanë provokuar qytetarët e rastit me këngë çetnike dhe sirenat e automjeteve të tyre, ndërsa kanë bartur flamuj partiakë, simbole çetnike, si dhe fotografi të liderit të tyre, raporton gazetari i Agjencisë sonë nga veriu.Në veri të Mitrovicës shihen pothuajse në çdo kënd pllakata me fotografi të këtij krimineli.“10 vite të tiranisë së Hagës dhe shkatërrimit të Serbisë” shkruan në këto pllakata në alfabetin cirilik, duke ftuar serbët e veriut të marrin pjesë në numër sa më të madh në protestën e nesërme që do të mbahet në Beograd me rastin e 10 vjetorit të arrestimit të tij.