Fyle sot me propozimin e fundit për Shkupin
Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle pritet që sot të dalë me një propozim për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.Peter Stano, zëdhënësi i evrokomisionerit Fyle ka paralajmëruar se Fyle do të shprehë qëndrimin e tij të ri lidhur me krizën politike në Maqedoni dhe pas qëndrimit final të opozitës maqedonase për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 24 marsit.Stano i pyetur nga gazetarët se çfarë do të propozojë eurokomisioneri Fyle, ai është shprehur se “të presim ditën e sotme”.Burime jozyrtare nga Brukseli kanë theksuar se Fyle pritet të shprehë një qëndrim pragmatik që do të jetë në formë të një propozimi për tejkalimin e krizës politike.Eurokomisioneri Fyle javën e kaluar anuloi vizitën e tij Shkup, pas dështimit të marrëveshjes politike midis pozitës dhe opozitës maqedonase dhe vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet.Fyle javën e kaluar në deklaratën e tij ka theksuar se ndjehet i shqetësuar nga mungesa e përparimit të procesit politik në Maqedoni. Ai apeloi se është nevojë e liderëve politik në Shkup të marrin përgjegjësitë dhe të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e krizës politike.