Problemet me rrugën, banorët në zonën e ish-Kënetës i tremben përmbytjeve

Durrës-Nisja e punimeve për rehabilitimin e rrugËs "Shenjtorët" jo me e gjatë se 1 km duhej të ishte një lajm i mirë për 900 banorë që jetojnë në zonën e ish-Kenetës në Durrës, por në fakt po ndodh krejt e kundërta.Të pakënaqur me zbatimin e projektit të financuar nga Bashkimi Europian, banorët pretendojnë se ky projekt është i cunguar, sa i përket kapacitetit mbajtes të tubacioneve që janë shtrirë në të gjithë gjatësinë e rrugës.Sipas banorëve, tubacionet e vendosura nuk e përballojnë kapacitetin prurës të ujërave të zeza e të bardha, çka rrezikon përmbytje të zonës.Ankesat e banorëve nuk janë marrë në konsideratë nga firma kontraktuese dhe as nga Bashkia e qytetit, ndaj u mbetet vetëm të presin përfundimin e punimeve të parashikuara në korrik 2016, për të parë nëse kemi të bëjmë me një investim afatgjatë, apo vetëm një investim elektoral.