Fushë Krujë, tritol automjetit, ishte i parkuar pranë Komisariatit

Rikthehen shpërthimet me tritol në Fushë Krujë. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në afërsi të komisariatit të këtij qyteti.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa lënda eksplozive ishte vendosur në automjetin tip Benz me targa AA044 KJ ne pronesi të shtetasit Etmond Kadiu.Mësohet se në momentin e shpërthimit mjeti ishte i parkuar.Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve.Blutë bëjnë me dije se nga shpërthimi i eksplozivit nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.[caption id="attachment_472999" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Makina që iu vu tritoli Në foto: Makina që iu vu tritoli[/caption]