Pacolli paralajmëron largimin nga drejtimi i partisë, por do mbështesë AKR
Behgjet Pacolli paralajmëron tërheqjen nga politika. Në një intervistë për Ballkan Magazine të gazetares Lindita Karadaku nuk komentoi se kush do jetë kryetari i ri i AKR por theksoi se ai do vijojë ta mbeshtesë këtë forcë.Behgjet Pacolli: “AKR duhet të jetë edhe më e fuqishme dhe shumë shpejt do të dalim me lajmin se kush do ta drejtojë AKR. AKR—ja nuk është parti private që unë të them se Mimoza Kusari apo dikush tjetër, ai do të udhëheqë partinë. Sigurisht njerëz të devotshëm të AKR do të dinë të zgjedhin prijësin e mëtejshëm. Unë do të qëndroj fuqishëm pas atij apo asaj që do të drejtojnë AKR. Unë do të kontribuoj edhe më tepër, kështu që AKR do jetë më e fuqishme dhe ne do të jemi në skenën politike. Në zgjedhjet e ardhshme në do të jemi fuqishëm prezent me programin tonë sfidues, 100% ekonomik. Program të cilin qeveritë duan ta realizojnë por e kanë të vështirë, sepse në radhë të parë dituri, shpirt dhe vullnet dhe mbi të gjitha duhet eksperiencë dhe kur këto të treja janë ta jep mundësinë e prakticitetit dhe athërë e zgjedh rrugën më të mirë për ta implementuar dhe ne dimë ta bëjmë atë”