Rumania s'e ka një "po" për Kosovën, Rama i kërkon mikut Ponta ta njohë

Ndërsa ka firmosur marrëveshjen e njohjes së pensioneve, kryeminsitri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën ndaj Rumanisë që të njohë shtetin e Kosovës.Pas një takimi me homologun e tij, Viktor Ponta, kryeministri Rama ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve si tejet  të ngushtë.Edi Rama: “E fundit, jo për nga rëndësia, kërkesa ime e përsëritur dhe urimi im që Rumania ta njohë Kosovën dhe t'i japë mundësi Kosovës që të shkojë më tutje në procesin e njohjeve, duke u përfshirë në familjen e atyre vendeve të mëdha demokratike dhe partnere që tanimë e kanë njohur Kosovën.Ne besojmë që sot njohja e Kosovës nga Rumania dhe nga vendet e tjera europiane nuk është më një çështje bilaterale, por është një çështje e përbashkët e sigurisë së hapësirës sonë të përbashkët europiane dhe e fuqizimit të lidhjeve në këtë hapësirë, për të mos lejuar që të tjera forca të mund të influencojnë duke përfitua nga frustrimi dhe nga çfarëdo izolimi”.Kryeministri rumun edhe pse e dëgjoi kërkesën e kryeministrit Rama për Kosovën preferoi të mos flasë,  duke e përqëndruar vëmendjen tek  bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve.Viktor Ponta: "Rumania do të mbetet një nga mbështetëset kryesore të integrimit europian të Shqipërisë. Një prej çështjeve kryesore të diskutimeve lidhet me ekspertizën që Rumania do ti japë Shqipërisë për integrimin.Diskutimet tona përfshinë edhe ato të fushës së energjitikës pasi Rumania ka një mbishtesë të prodhimit të energjisë nga e cila Shqipëria mund të përfitojë dhe duhen gjetur mundësitë kontraktuese.Kemi nënshkruar sot gjithashtu marrëveshjen për mbështetjen sociale. Së shpejti Ministrat e të dy vendeve do të paraqesin projektet dhe propozimet e tyre për zbatimin e saj".Janë rreth 5.000 qytetarë shqiptarë që jetojnë në Rumani që përfitojnë nga marrëveshje mes dy vendeve për njohjen e pensioneve.Përfitimet kanë të bëjnë me përfitimet në të holla në rast sëmundje dhe barrëlindje, aksidente në punë e sëmundje profesionale, pensionet e pleqërisë, familjare dhe të invaliditetit dhe pagesat për vdekje nga skema e sigurimeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, si dhe përfitimet në natyrë nga skema e detyrueshme e sigurimit të kujdesit shëndetësor.[caption id="attachment_471502" align="alignnone" width="640"]marreveshja per pensionet rumani- shqiperi Ne foto: Firmosja e marreveshjes per njohjen e pensioneve Rumani- Shqiperi. Firmosja nga dy ministrat e qeverive respektive, 27 shkurt 2015[/caption]