Shpërthimi në farmacinë e Tahirit, Noka: S'kam lidhje me vëllezërit Gjuta
Deputeti demokrat, ish ministër i Brendshëm hedh poshtë akuzat se ka lidhje me vëllezërit Gjuta të arrestuar si autorë të vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.Përmes një postimi në facebook Noka, thotë “nuk ka asnjë njohje , e aq më pak të kem lidhje,e aq me pak që të kem pirë kafe qofte edhe njiher të vetme me vëllezerit Gjuta ne lokalin që paskan siç pretendon shpifesi apo dhe kudo tjetër” Postimi i Flamur NokesTe dashur miq.Me nje neveri te tejskajshme lexova nje shpifje te nje shpifesi te shpifur me emrin Mero ,ku une sipas shpifesit paskam lidhje me vellezerit Gjuta qe ka arrestuar policia si te dyshuar per ngjarjet e fundit te tritolit ndaj biznesit te familjes Tahiri. Shpifesi shpif sikur une I paskam miq e rrij cdo dite ne lokalin e tyre dhe I paskam pas dhe mbeshtetes te fushates sime. Kjo eshte nje shpifje e ndyre e nje shpifesi po aq te ndyre dhe synon felliqesisht te perbalte emrin tim. Kane apo nuk kane lidhje zotrinjte ne fjale me akuzen e ngritur ndaj tyre eshte ceshtje e tyre dhe e drejtesise por sido qe te jete perfshirja e emrit tim eshte shpifje dhe trillim nga nje I shpifur .Une dua te sqaroj per opinionin qe Flamur Noka nuk ka asnje njohje , e aq me pak te kete lidhje,e aq me pak qe te kem pire kafe qofte edhe njiher te vetme me vellezerit Gjuta ne lokalin qe paskan sic prtetendon shpifesi apo dhe kudo tjeter .Kur une as nuk I njohe si mund ti kem patur ne fushaten time? . Kuksianet e dine mire kete qe po them. Nese del nje element qe tregon ndryshe une jap doreheqje te parevokueshme nga politika. Nese qeveria e shpifesit eshte e mbushur me ministra ushtare te krimit organizuar ,shpifesi dhe ata qe I rrijne pas nuk mund te perbaltin as mua e asnje ish minister te qeverise Berisha. Megjithese guzhina e kermes ere kerme mban e nuk ja vlen ta trazosh se qelbet por ne kete rast une me shpifesin do perballem ne gjykate.