Krimet ndaj shqiptarëve, në kërkim ndërkombëtar 17 serbë, mes tyre një deputet i Vuçiç

Interpoli kërkon 17 serbë të dyshuar për krime lufte në KosovëInterpoli ka shpallur në kërkim 17 shtetas serbë të akuzuar për krime luftë në Kosovë, mes tyre edhe një deputet të partisë së kryeministrit Aleksandër Vuçiç. Urdhër arresti për ta është dhënë me kërkesë të një prokurori të misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.Në listën me 17 emra, më i spikaturi është ai i gjeneralit serb, Momir Stojanoviç, i cili ka qenë drejtues i njësisë së ushtrisë së ish-Jugosllavisë në Prishtinë. Stojanoviç dhe 16 të tjerët akuzohen për përfshirje në masakrën e fshatit Mejë në komunën e Gjakovës, ndodhur në 27 prill 1999, ku mbetën të vararë rreth 400 shqiptarë, trupat e të cilëve më pas ishin fshehur në një varrezë masive në Serbi. Momentalisht ai është deputet i Partisë Përparimtare të Vuçiçit, madje mban edhe postin e kryetarit të komisionit parlamentar për çështjet e sigurisë.Vetë Stojanoviç tha për mediat serbe se urdhër arresti ndaj tij është thjesht presion politik dhe kundërpërgjigje për kërkesën për ngritjen e gjykatës speciale për krimet e UÇK-së. Ndërsa ministri serb Aleksandër Vulin tha se qeveria e Prishtinës në këtë mënyrë dëshiron të shmangë marrëveshjen e Brukselit.Autoritetet vendase e ndërkombëtare në Kosovë nuk e kanë komentuar ngritjen e urdhër arrestit, ndërsa veprimtarët humanitar thonë se ndonëse është e vështirë të besohet se Serbia do të dorëzojë të kërkuarit, fakti që urdhri është ngritur nga policia ndërkombëtare, shton shpresat për vënien e drejtësisë.Kosova doli nga lufta Kosova me mbi 10 000 të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët ndërsa ende nuk dihet fat ii mbi 1700 personave.